Shërbimet

Ne gjithmonë bëjmë më shumë se sa kërkohet.

Shërbimi i Dizenjimit të Uebit

Ne krijojmë jo vetëm aspektin vizual të faqes tuaj, por edhe tërë identitetin e brendit tuaj duke filluar nga dizajni i sitit dhe duke përfunduar me banerë dhe imazhe reklamash.

– Ne ofrojmë dizenjime të cilat mundësojnë paraqitjen e informacionit në mënyrën më optimale duke siguar të merrni një faqe që duket moderne, elegante dhe e lehtë për tu lexuar.

– Përqëndrimi maksimal nga stafi ynë për krijimin e markave sa më krijuese dhe inovative, duke sjellë dizenjime të cilat përfaqësojnë më së miri identitetin e biznesit tuaj.

– Ne mund të ndihmojnë për krijimin e markës suaj, si dhe për rifreskimin e identitetit aktual te biznesit tuaj për të qenë sa më aktual me trendet e kohës dhe mbi të gjtha për të patur një avantazh konkurrues online.

Shërbimi i Zhvillimit të Uebit

– Përvoja e Gold Player Developer në zhvillim e programve për biznese të vogla, të mesme, të mëdha na mundëson të japim zgjidhje të ndryshme për të garantuar menaxhimin e proceseve të biznesit tuaj në mënyrë dinamike.

– Pavarësisht nëse jeni një startup ose një biznes i konsoliduar, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo fazë të ciklit të zhvillimit të software-it; nga planifikimi, konceptimi, projektimi, implementimi dhe kujdesin për Software-in nga ekspertët/ inxhinierët tanë.

– Ne kemi ndihmuar që zgjidhje të ndryshme të implementohen në mënyrën e duhur duke i ndihmuar klientët tanë të fitojnë siguri të plotë si karakteristikë e domosdoshme në proçesin e zgjidhjes së problemeve.

– Ne i fillojmë projektet tona me fazën e kërkimit, analizimin e kërkesave të biznesit tuaj duke ju ofruar një sistem të organizuar të përdorimit të teknologjisë dhe paketën e plotë të konsulencës nga ekspertët tanë.

Shërbimi i marketingut dixhital

Specialistët tanë të marketingut dixhital ofrojnë cilësi të lartë të SEO, SMM, dhe shërbime PPC që do t'ju ndihmojë të ndërtoni një reputacion të mirë online për biznesin tuaj. Media Sociale është një kanal i rëndësishëm i marketingut dixhital i cili ju ofron mundësinë të dëgjoni se çfarë po flitet për brendin tuaj, dhe ju lejon të komunikoni në mënyrë direkte me klientët tuaj. Ne kemi një ekip strategësh me eksperiencë të cilët janë të specializuar në teknika të suksesshme të marketingut për t'ju ndihmuar të rrisni vlerën dhe shitjet e biznesit tuaj. Duke përdorur praktikat më të mira, ne përgatisim një plan mujor për postimet tuaja, dhe krijojmë përmbajtje relevante në bazë të qëllimeve të biznesit tuaj për ta shpërndarë me audiencën tuaj të synuar. – Ne ju ofrojmë zhvillim dhe konsulencë të vazhdueshme Software. Shërbimet tona të konsulencës do ju ndihmojnë për një prezantim dinjitoz ne tregun dixhital te biznesit tuaj. Konsulenca do të mundësohet nga specialistë që njohin mirë tendencat më të reja në fushën e teknologjisë duke u ofruar përdoruesve një ekpseriencë unike.

– Prioritetet tona në IT do të fokusohen në realizimin e kërkesave të përdoruesve tuaj për të qenë user-friendly, duke ju ndihmuar në krijimin e avantazheve konkurruese për biznesin tuaj.

SEO & Shërbime të tjera

– Optimizim dhe indeksim në motorët e kërkimit: Ne do të mundësojmë që Google, Yahoo apo Bing të gjejnë, të njohin dhe indeksojnë faqen tuaj.

– Proceset dhe shërbimet:

Përkufizimi i numrit të keywordeve
Analizimi i keywordeve
Rekomandimet për Meta tag
Rekomandimet për contentin (për përmbajtjen)
Konfigurimi I Google Analytics
Konfigurimi i Google Webmaster Tool
Filet KML
Auditimi i plotë i faqes
Citation
Trakimi në kohë reale i keywordeve duke përdorur teknologjitë më të fundit SEO
– Nëse po kërkoni një ekip të specializuar dhe të apasionuar pas shërbimeve SEO, për të arritur rënditje të larta në motorët e kërkimit jeni në faqen e duhur.

Mendo Ndryshe

mendoni në një mënyrë krijuese

0 +
PROJEKTE TË KOMPLETUAR
0 +
KLIENTË TË KËNAQUR
0 +
SEO TË PERFUNDUAR
0 +
VLERËSIM ME 5 YJE NGA KLIENTËT

BËHU PJESË E EKIPIT TONË KRIJUES