Kush jemi

Ne jemi një kompani programimi e specializuar në zhvillimin e shërbimeve me bazë web. Shërbimet tona përfshijnë ndërtim faqesh interneti, web design, SEO dhe strategji marketingu, konsulencë, optimizim në Google etj. Ekipi ynë ka eksperiencën dhe njohuritë e duhura për të përmbushur nevojat tuaja. Ne kemi aftësinë për të kombinuar funksionalitete të ndryshme që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni lehtësisht reklamimin e biznesit tuaj në botën dixhitale.

Historia Jonë

Ne kemi formime të ndryshme, por na bashkon një qëllim i vetëm, të krijojmë diçka inteligjente, inovative dhe moderne. Ne jemi këtu për të krijuar një ekip që ndihmon rritjen e startup-eve dhe që ofron zgjidhje të zgjuara për bizneset. Pasioni ynë është përdorimi i teknologjisë për të ndihmuar kompanitë fillestare dhe bizneset të bëjnë atë që ata dëshirojnë.

Misioni

Misioni ynë është të implementojmë zgjidhje të mençura për klientët, për më tepër t’u japim atyre shërbime të shkëlqyera IT dhe të ofrojmë software dhe aplikacione cilësore. Ne bashkojme gjithmonë perspektivën e biznesit me njohuritë teknike. Përveç kësaj ne punojmë me një gamë të gjerë të teknologjive në mënyrë që të ndihmojmë klientët tanë të zhvillojnë platforma të fuqishme teknikisht dhe praktikisht.

“BËHU INOVATIV. JINI ZGJIDHJE”

Ekipi pasionant

Ne jemi një ekip i përbërë nga pjestarë që janë të apasionuar dhe në përputhje me përsosmërinë në atë që bëjmë. Ne jemi një ekip që e nënshkruan punën e tyre me përsosmëri. Ne jemi gjithmonë në kërkim të zhvilluesve, menaxherëve, dizajnerave, inxhinierëve, ekspertëve të aftë për t’u bashkuar me ekipin tonë. Nëse mendon se i përshtatesh ekipit tonë, ne do të sigurojmë një hapësirë edhe për ju.

Obsesion me Detaje

Studio jonë ofron cilësi dhe zgjuarsi në zhvillimin dhe profesionalizmin në komunikimet me klientët. Ne kemi një Politikë Kualiteti, e cila angazhohet të ofrojë produkte software, aplikacione web, aplikacione mobile dhe shërbime të tjera të standardeve më të larta. Vlerat tona përfaqësojnë cilësinë dhe zgjuarsinë në mënyrën se si implementojmë përvojën tonë, strategjitë tona, markën tonë, dhe më e rëndësishmja, ajo që ju si biznes apo startup prisni kur angazhoheni.

MENDONI NË NJË MËNYRË KRIJUESE

Të ndërtojmë diçka të zgjuar.
Gati për të gjetur një zgjidhje bashkë?
Keni një ide të cilën doni ta zbatoni? Ne ndodhemi këtu për sfida të reja!

MENDO KREATIV

Vizioni ynë për të ardhmen

Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me standart, cilësi dhe ndershmëri për ofrimin e shërbimeve të saj ndaj klientit.

Bëhu pjesë e Ekipit tonë Krijues