Tumblr fshin 4.47 milionë postime për gjuhë të urrejtjes – PCWorld Albanian

by Gold Player
0 comment

Tumblr ka nisur një fushatë fshirjeje të në masë të ri-blogjeve e cila ka për qëllim të eliminojë gjuhën e urrejtjes nga blogjet e mbyllura në platformë.

Në një postim kompania tha se do të fshijë 4.47 milionë postime të ri-bloguara nga të paktën 1,000 blogje Naziste të cilat janë mbyllur dhe fshirë.

Tumblr shpjegoi se pjesa më e madhe e postimeve të gjuhës së urrejtjes vinin nga këto blogje dhe jetonin si ri-blogje edhe pse ishin fshirë.

Rrjeti social gjithashtu vendosi të ndryshonte mënyrën sesi vepron në rastin kur fshin një blog. Tani e tutje kur fshihet një blog do të fshihen në masë të gjitha ri-blogjet.

Kompania është konsultuar me grupe të jashtme përpara se të merrte këtë vendim e gjendur përballë kritikave se lëvizjet e fundit janë një formë censurimi. Kompania u mbrojt duke thënë se Tumblr do të ngelet një vend ku mund të jeni vetvetja dhe të flisni të lirë. /PCWorld Albanian

The post Tumblr fshin 4.47 milionë postime për gjuhë të urrejtjes appeared first on PCWorld Albanian.

You may also like

Leave a Comment