Të Marten Shkelzen Marku në një takim virtual me komunitetin e Startup Grind Tirana – PCWorld Albanian

by Gold Player
0 comment

Startup Grind Tirana rikthehet ditën e Marte më 5 Maj 2020 me një takim i cili do të jetë ndryshe për nga mënyra e organizimit.

Takimi do të realizohet virtualisht me të ftuar Shkelzen Marku, bashkëthemeluesin dhe drejtorin e Yunus Social Business Balkans, një organizatë e cila shkon në mbështetje të sipërmarrjes dhe inciativave të tilla  në vendet e Ballkanit përmes inkubimit, akselerimit dhe zhvillimit të biznesit.

Shkelzen Marku ka mëse 10 vite eksperiencë në përpilimin dhe ofrimin e shërbimeve për zhvillimin e bizneseve, trajnimeve dhe mentorimeve të sipërmarrësve sociale dhe MSME-ve si dhe ofrimin e këshillimit në përpilimin dhe implementimin e instrumenteve financiarë dhe jo financiarë për të mbështetur sipërmarrësit në vendet e Ballkanit Perëndimorë.

Ai ka shërbyer prej disa vitesh si këshilltar për zhvillimin e politikave ekonomike për disa institucione shtetërore dhe ndërkombëtare si Banka Botërore, IFAD, FAO, UNDP, DflD në më shumë se 15 vende të botës si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Armenia, Azerbaixhani, Kamboxhia, Kameruni, Franca, Lesoto, Tunizia, Turqia, Zambia dhe Vietnami.

Shkelzeni është sipërmarrës gjithashtu i përfshirë në disa biznese si bashkëthemelues ose investitor dhe shërben si anëtarë bordi në disa kompani. Ai gjithashtu është president i Fondacionit Partneriteti për Zhvillim, anëtar i Bordit të Drejtorëve në KGMA Microcredit Fund Kosovë dhe anëtar i Bordit të Këshillimit të Qendrës Shqiptare për Kërkim në Ekonomi.

Është i diplomuar nga CNEARC në Agro-Inxhinieri në Francë dhe bart një Master Shkencor nga CIHEAM-IAMM si dhe një doktoraturë në Zhvillim Ekonomik nga AUT në Shqipëri. Për 15 vite ai ka shërbyer edhe si lektor në disa universitete të Shqipërisë.

Takimi do të organizohet në orën 19:00 në një bisedë virtuale të moderuar nga drejtorja e Startup Grind Tirana Anisa Bajraktari dhe do të bëhet përmes platformës ZOOM.

Ju mund të rezervoni pjesëmarrjen tuaj duke klikuar në këtë lidhje: https://www.startupgrind.com/events/details/startup-grind-tirana-presents-we-are-hosting-shkelzen-marku/#/

/PCWorld Albanian

The post Të Marten Shkelzen Marku në një takim virtual me komunitetin e Startup Grind Tirana appeared first on PCWorld Albanian.

You may also like

Leave a Comment